“Mjeku i përfshirë në grupe kriminale, vajza shkonte me dëshirë”, gazetari i njohur tregon detaje shokuese për kardiologun që abuzonte me të mitura

Gazetari Xhevair Zhabina i ftuar në një intervistë televizive ka komentuar lidhur me arrestimin e mjekut kardiolog Dervish Hasi i cili ka shfrytëzuar për prostitucion vajzën e mitur për dy vite me radhë.

Advertisements

Ai tha se shfrytëzimi i të miturës ka ndodhur prej dy vitesh, ndërsa bën me dije se 42-vjeçari ishte një person me shumë dritëhije i përfshirë në grupe kriminale dhe se gjatë kësaj periudhë ka qenë në përgjim nga policia.

Sipas tij, vajza shkonte me dëshirë në shtëpinë e mjekut, por fakt mbetet që ajo ishte një e mitur dhe mund të jetë manipuluar.

Advertisements

tani është se ata s’kanë lëvizur asnjë gisht për ta bërë publike këtë.

Fakti që kemi të bëjmë me një 14 vjeçare që nuk mendon me mendjen e saj kështu që kjo e bën me faj mjekun por jemi në fazën paraprake të kësaj ngjarje dhe duhet parë roli i gjithsecilit. Fakt është se vajza 14 vjeçare është shfrytëzuar për prostitucion, por jemi në fillim dhe ndoshta shumë gjëra nuk gjykohen nga policia dhe prokuroria dhe shumë mirë që ndodh kështu sepse efektet që janë mbi vajzën 16 vjeçare janë mjaft të rënda.” tha Zhabina.

I pyetur se si dënohen këto raste për abuzime, Zhabina tha se duhet të jemi pak korrekt te vepra penale që është ngritur e cila është shfrytëzim prostitucioni dhe se sipas tij s’kemi abuzim seksual apo dhunë.

Vajza shkonte me dëshirë në shtëpinë e mjekut sipas burimeve, por mjekun e bën me faj fakti që ai mund ta ketë manipuluar duke i premtuar se do e bënte gruan e tij të katër dhe pse kanë pasur vetëm dy vite që takoheshin dhe vajza ishte vetëm 14 vjeçe.

Fakt është se policia i ka sekuestruar dhe telefonin mjekut ku janë gjetur dhe videot erotike jo vetëm me vajzën por dhe me gratë e tjera që ai ka në shtëpi. Mjeku mund të fshihet pas pretendimeve se vajza ka ardhur me dëshirën e saj në shtëpi por ai nuk duhet të harrojë se ajo ka qenë e mitur.”, tregoi Zhabina.

Artikulli paraprakSfida e vëllait të madh “torturon” banorët, Roza Lati del me bikini dhe futet në dush
Artikulli tjetërE bujshme! SPAK sekuestron HEC-in e Erzen Breçanit dhe llogaritë bankare të Ervin Matës, nën hetim pasuror edhe Elvana Gjata