Mitrovicë/ Shpërthen granata, 2 të plagosur dhe 7 makina me dëmtime

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë shpërthimit të një granate dore që ndodhi mbrëmë në afërsi të një hoteli në veri të Mitrovicës.

Advertisements

Zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani, tha se nga shpërthimi janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve me lëndime më të rënda por jashtë rrezikut për jetë.

Elshani tha se granate e dorës ka shpërthye te hoteli ‘Bisevac’ në veri të Mitrovicës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura.

Advertisements

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi këtë rast.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale serbe, shihet se në vendin e ngjarjes përveç Policisë së Kosovës janë parë edhe pjesëtar të EULEX-it dhe KFOR-it.

Arsyet se përse ka ndodhur ky shpërthim ende nuk dihen.

Artikulli paraprakMes viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi, një rrugë në Larisa merr emrin e vajzës shqiptare
Artikulli tjetërNDODH/ Qyteti italian vendos: Kush pështyn gjobitet me 200 euro