Zbardhen detaje të reja për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë. I riu është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë. Autorët që dyshohet se kanë qenë më shumë se një, janë organizuar në detaje që pas ekzekutimit të fshehin çdo gjurmë të krimit.
Advertisements
Skuadra e vrasjes dyshohet se ka qenë e përbërë nga snajperisti, personi që e largoi me makinë nga vendi i ngjarjes dhe i treti që e priste për ta larguar nga vendi që dogjën makinën e krimit.
Ata kanë pritur në errësirë totale, pasi në lagjen kur ndodhi ngjarja në atë orë nuk kishte energji elektrike, për ta qëlluar më pas Sinomatin me snajper nga ballkoni i katit të tretë të banesës së tij. Policia ka shoqëruar 10 persona që dyshohet se janë përfshirë në atentatin mafioz.
Advertisements