Kthyen në “shtëpi bari” fermën e komshiut, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Policia spanjolle ka zbuluar një tjetër plantacion cannabisi dhe ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë 19 dhe 27 vjeç. Operacioni u zhvillua në një fermë të vjetër shpendësh që ndodhet në zonën e Bassa del Montsià, në komunën e Ulldecona, Spanjë.

Advertisements

Ferma në fjalë ishte në pronësi të një fqinji pensionist, ndërsa shqiptarët e kanë marrë me qera.

Dyshimet nisën pas një hetimi të iniciuar me qëllim evidentimin e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.

Advertisements

Por kur agjentët hynë brenda në godinë, gjetën një plantacion në prodhim të plotë, me gjithsej 612 bimë cannabis, si dhe dy shqiptarët. Në fermë ishin ngritur dy zona kultivimi.

Artikulli paraprak“La pas prindërit dhe një pritje të ëmbël”! Kush është i riu që vdiq pas 9 ditësh martesë?
Artikulli tjetërE rëndë, treni përplaset me kamionin, një i vdekur dhe 20 të plagosur