“Ju kalltë zemra”, vijnë reagimet e para të familjarëve të 18-vjeçarit që mbeti viktimë e dhunës së dy bashkëmoshtarëve të tij: Kurrë dritë me sy mos pafshin

Vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahut, tronditi vendin. I riu ndërroi jetë disa ditë pasi u rrah brutalisht nga dy të mitur. Për këtë krim makabër, të dyshuarit ndodhen në paraburgim, teksa po hetohet në zbulimin e rrethanave dhe motivit që çoi deri te ky konflikt që përfundoi tragjikisht. Për ngjarjen kanë nreaguar edhe familjarët e të ndjerit, ku shprehin dhimbjen e po ashtu shprehen të deshpëruar.

Advertisements

Për këtë rast të tmerrshëm kanë folur edhe familjarët e të ndjerit. Ata thonë se pas një fjalosje me disa persona, Lulzimi është përplasur nga një veturë dhe më pas është goditur me shkopinj bejsbolli, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha axha i Lulzimit.

Advertisements

Pas rastit, motra e të ndjerit ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e vëllait të saj në mënyrë tragjike.

“Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

Artikulli paraprakKeni duar e këmbë të ftohta? Ylli Merja zbulon problemin shëndetësor që fshihet pas tyre
Artikulli tjetër“Kërcet” arma në Krujë, zbardhen detajet e para