“Hapni telefonin”! Kush i mori jetën nënës të katër fëmijëve në Durrës?

Një grua 41-vjeçe Bedrie Loka në Durrës, dyshohet se pas bull izimit të vazhdueshëm që i bëhej në “Tik Tok” dhe në ambientet e fasonerisë ku punonte i ka dhënë fund jetës. Bashkëshorti në dëshminë e tij në polici ka thënë se dyshojnë se në këtë histori të ketë gisht kushërira e parë e viktimës.

Advertisements

Sipas tij, dyshohet se fotografitë e 41-vjeçares që mbeti viktimë janë shpërndarë në “Tik Tok” nga kushërira e të ndjerës. Por policia ka marrë edhe dëshmitë e fëmijëve dhe vëllezërve të viktimës dhe nuk përjashtohet që të ketë edhe pista të tjera në tryezë.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një bisedë me Skype me “5Pyetjet.al” thotë se hetimet duhet të jetë i thelluar dhe jo vetëm në një pistë. Ai thotë se hapja e telefonit do të zbardhë më shumë.

Advertisements

“Duhet parë që gjatë kësaj periudhe që personi ka qenë nën presion a ka denoncuar dhe nëse bullizimi mund të jetë i vetmi faktor apo mund të ketë edhe faktorë të tjerë të shtuar që mund ta kenë çuar që të marrë aktin final të vetëvrasjes.

Kjo kërkon hetime. Jo vetëm për denoncimin por edhe komunikimet në rrjetet sociale nëse ka persona që kanë komunikuar përveç atij profili fals për ta bullizuar. Pra jo vetëm në Tik Tok. Mund të jenë persona rreth familjes apo në vendin e punës.

Hetimi duhet të jetë i thelluar dhe jo vetëm në një pistë. Vetëm gjendja psikologjike e rënduar apo ka ardhur nga bul lizimi apo ka pasur arsye të tjera familjare, apo lidhje të tjera. Këtë do të jetë hetimi që do ta vërtetojë. Sigurisht që sado që të jetë për bullizimin është një gjë shumë e rëndë” tha ai.

Artikulli paraprakBie avioni, vdesin në Karaibe aktori i Hollywood-it me dy vajzat
Artikulli tjetërPushimet e fshehta dhe “arratisja” romantike e Princ Lekës me të fotografen pas ndarjes nga Elia Zaharia! Si erdhi fundi i martesës së çiftit mbretëror