“Fëmijët ishin amanet i nënës së tyre”- Vrau kunatin, flet kushëriri i Fatmir Tarellarit: Abuzimi ndaj vajzës mund të ishte eliminuar 9 vite në parë, në banesë ka qenë edhe mbesa e Erjon Pelivanit

Kushëriri i Fatmir Tarellarit ka folur pas lirimit nga qelia të 50-vjeçarit, i cili vrau kunatin e tij pasi mësoi se i kishte përdhunuar vajzën.

Advertisements

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Astrit Tarellari ka deklaruar se s’mund të ketë gëzim për lirimin e tij, pasi situata në familje është e vështirë dhe po vuajnë nga çfarë ka ndodhur.

Ai theksoi se vajza është nën kujdestarinë e psikologëve, ndërsa shtoi se Fatmir Tarellari nuk mund të gjykohet pasi është “vrarë” për 9 vite rresht nga kunati i tij, Erjon Pelivani.

Advertisements

“Kam komunikuar. Duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë, kjo nuk është situatë e kënaqshme për të. Situata për ne është e vështirë, për të respektuar dhe palën tjetër, pasi nuk ka gëzim as për ne. Kam komunikuar me Fatmirin dhe motrat e tij. Gjendja e tyre nuk është e kënaqshme, ndjejnë shqetësimin e vuajtjeve. Fatmiri është vrarë në mënyrë të vazhdueshme. Atij i kanë ‘helmuar’ fëmijën dhe gjendja kur ka bërë vrasjen ka qenë emocionale, dhe e padëshiruar. Nuk mund të shprehemi se është i kënaqur apo jo, ka vuajtje në familje, s’ka rëndësi pjesa e lirimit nga burgu.

Për momentin do të zbatojë vendimin e gjykatës. Fatmiri ka kaluar një situatë të vështirë. Vajza vijon të jetë në kujdestarinë e psikologëve. Vajza iu është shprehur shoqeve dhe mësues së shkollës.

Fatmiri ka qenë i vrarë për 9 vite rresht, kur shikon fëmijët që kanë qenë amanet i nënës së tyre, për të qenë engjëll mbrojtjes ndaj tyre. Ka qenë i ngarkuar dhe askush nuk mund ta gjykojë atë që ndodhi.

Kjo situatë mund të ishte eleminuar me kohë, edhe para 9 vitesh. Vajza 3-vjeçare e Elonës, ka qenë aty në shtëpi. Nuk e di si është situata brenda në familje, por që të tradhtohesh nga njeriu yt i afërt. Fatmiri ka thënë se nuk ka dashur kurrë të kryejë një vrasje, këtë ka thënë në gjykatë. Nuk e dimë se sa herë i ka marrë para”, tha Astrit Tarellari.

Artikulli paraprakShpërthen fabrika në Serbi, vdes një punonjës dhe plagosen 4 të tjerë
Artikulli tjetërTransportonin drogë nëpërmjet nëndetëses, policia italiane shkatërron grupin, arrestohen 2 shqiptarë