Emigroi në moshë të mitur për t’ju bërë krah familjes, humb jetën tragjikisht 16-vjeçari në Belgjikë

I mituri, Arsid Muça nga Shkodra ka humbur jetën në Luksenburg të Belgjikës, pasi ndërtesa ku banonte është shkrumbuar si pasojë e një zjarri masiv.

Advertisements

Burime bëjne me dije se vetëm dy muaj më parë një i njohur e tërhoqi të riun për të punuar atje si emigrant duke qenë se familja Muça përballej me probleme ekonomike por u kthye në një tragjedi. Në rrethana ende të paqarta, raportojnë mediat e Luksemburgut, një godinë në qytetin e Bastogne u shkrumbua nga një zjarr që u përhap me shpejtësi. 16 vjeçari ndodhej në gjumë dhe nuk ka arritur që të dalë duke u djegur brenda. Daja i tij, Fatmir Delaj rrëfen se viktima u detyrua të emigrojë në atë moshë të re duke mos vijuar shkollën e mesme për të ndihmuar familjen.

Komshinjtë në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër janë po aq të pikëlluar për këtë ngjarje të 16-vjeçarit që u dogj brenda ndërtesës. Ata thonë se Arsidi ka punuar që 13 vjeç për t’iu bërë krah familjes derisa emigroi si një dritë jeshile e cila u kthye në një tragjedi.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 janarit në ndërtesën e quajtur Titanic në Bastogne të Luksemburgut. Zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje duke shuar flakët por Arsid Muça nga Shkodra nuk arriti të shpëtojë duke humbur jetën. Autoritetet e Luksemburgut vijojnë hetimet për ngjarjen dhe më pas do nisin procedurat për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri. Familja Muça nuk ka mundësi ekonomike për të mbuluar shpenzimet ndërsa pritet të shihet nëse dikush do t’i vijë në ndihmë.

Artikulli paraprakMontonin mina me telekomandë dhe i shisnin tek bandat, zbërthehet skema që përdornin vëllezërit nga Shkodra
Artikulli tjetërPlagoset me thikë një 19-vjeçar, transportohet me urgjencë drejt spitalit(Emri)