E rëndë/ Nëna hidhet nga kati i 9 bashkë me vajzën 6-vjeçare

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, kunjë grua e moshës 35-40 vjeç në Ravenna është hedhur nga kati i nëntë i një pallati, së bashku vajzën e saj 6-vjeçe dhe qenin.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se gruaja është në gjendje shumë të rëndë në spitalin Bufalini në Cesena. Ndërkohë vajza 6 vjeçare ndërroi jetë. Po ashtu bëhet e ditur se edhe qeni ka ngordhur.

Ngjarja ka ndodhur në via Dradi, afër qendrës. Gruaja mund të ketë përdorur një skelë të jashtme që rrethon ndërtesën.

Advertisements

Burri i të resë ishte në shtëpi në momentin që ndodhi ngjarja dhe nuk vuri re asgjë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Artikulli paraprakE rëndë në Itali/ Familja e kërkonte, treni përplas për vdekje të moshuarin shqiptar
Artikulli tjetërAcari “pushton” Shqipërinë/ Ja çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim