E prezantonte si gruan e katërt, si mjeku ab*zoi me 14-vjeçaren për 2 vite! Vajza filmohej dhe pamjet shpërndaheshin në “WhatsApp”

Informacionet e shkuara në Komisariatin nr. 1 në Tiranë se një e mitur shfrytëzohej nga një burrë ka vënë në lëvizje policinë.

Advertisements

Të dhënat kanë qenë të sakta dhe policia ka vënë në pranga Dervish Hasin, me profesion mjek kirurg. Policia e Tiranës njoftoi se ai ishte arrestuar si i dyshuar për shfrytëzimin prostitucioni të një të miture për më shumë se 2 vjet, mirëpo verifikimet dhe hetimet e menjëhershme kanë zbuluar në fakt një ngjarje shokuese.

Mjeku kirurg, i punësuar në Spitalin e Sanatoriumit, vajzën e mitur e kishte prezantuar si gruan e katër të tij, ndërkohë që në banesë, thonë informacionet kishte edhe tri gra të tjera. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, në momentet kur policia ka sekuestruar telefonin e mjekut, duke parë që aty nuk bëhej fjalë vetëm për prostitucion apo abuzim, por edhe shumë herë më rëndë. E mitura abuzohej në sy të grave të tjera, filmohej dhe më pas videot shpërndaheshin në një grup “WhatsApp”-i.

Advertisements

Policia thotë se në atë grup ishin katër persona, duke mos shpjeguar se kush janë këta katër persona që përdornin videot e së miturës. Sipas të dhënave jo zyrtare të policisë, mësohet se vajza është marrë nga mjeku pa i mbushur 14 vjeçe dhe është mbajtur për dy vjet nën një abuzim të tillë. Policia e cila ka nisur të marrë në pyetje të gjithë protagonistët mësohet se ka pyetur edhe familjen e të miturës, të cilët kanë pranuar se vajzën ia kanë dhënë për grua, pasi ai ashtu e kishte kërkuar.

TË DHËNAT POLICORE

Dje u bë me dije zyrtarisht se një 42-vjeçar në Tiranë ra në prangat e policisë, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni me të mitur. Bëhet fjalë për Dervish Hasin, i cili ishte me profesion kirurg dhe dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht për dy vite me radhë partneren e tij të mitur. 42- vjeçari, i cili ka deklaruar se është besimtar, madje kishte edhe tre partnere të tjera. Policia në njoftimin e djeshëm bëri me dije se:

“Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

Referuar të dhënave policore, bëhet me dije se po dokumentohen të gjitha dëshmitë, janë sekuestruar një sërë aparatesh celularë, si dhe janë marrë në pyetje edhe gratë e tjera që gjenden në shtëpinë e mjekut, që më herët merrej edhe me tregti armësh, por SPAK nuk e kishte gjetur të implikuar ndaj edhe e kishte lënë të lirë. Në fakt emri i tij, aso kohe doli nga një prej dëshmitarëve më të saktë që ka patur ndonjëherë në duar drejtësia jonë, Enver Jamaku. Në rrëfimin

rrëfimin e tij për një mori bazash armatimi që gjendeshin në Tiranë, në një prej rrëfimeve të tij ai kishte nxjerrë edhe emrin e një mjeku që ishin pjesë e trafikut të armëve bashkë me të birin, E., por në kohën e rrëfimit të Jamakut, në fakt mjeku ishte i punësuar në një spital privat!

KIRURGU NË “BANDËN E SNAJPERËVE”

Enver Jamakut u zbulua se sulmi me tritol ka ndodhur për shkak të tregtisë së armëve dhe municioneve. Por kirurgu mundi të ia hidhte dhe të mos vihej në pranga edhe pas dëshmisë së Jamakut, i cili hodhi dritë jo vetëm për mbi 20 baza armatimesh në Tiranë, të gjitha të rezultuara të sakta, po ai tregoi edhe ngjarje të rënda në të cilat ishin paguar dhe që kishin ndodhur në vendin tonë, e kryesisht në Tiranë.

HETIMET

Tashmë mjeku është vënë në pranga dhe do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me rastin e rëndë të abuzimit me të miturën për me shumë se dy vjet. Në dijeni të abuzimit janë një sërë personash, përfshirë edhe gratë e tij në shtëpi, por ende nuk dihet se cilat do të jenë masat që do të merren ndaj tyre dhe ndaj prindërve të vajzës. Këta të fundit i kanë thënë policisë se kanë qenë në dijeni dhe se madje ata e dinin se ai e kishte marrë për ta pasur si gruan e katërt në shtëpi. Por, policia dhe prokuroria, mësohet se janë vënë në lëvizje sapo është marrë informacioni duke i vënë në përgjim të miturën dhe mjekun e spitalit shtetëror të Sanatoriumit, derisa kanë ndërhyrë dhe e kanë vënë në pranga. Materialet tashmë janë në duart e grupit hetimor, ndërsa hetimet do të vijojnë me mjekun nën arrest, i cili pritet që ditën e nesërme të dalë para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurimit personal.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, njihuni me surprizat e yjeve
Artikulli tjetërParashikimi i motit, vranësira, reshje shiu dhe dëborë