Presidenti rus Vladimir Putin sfidoi të ftohtin dhe u zhyt në ujërat e akullta, për të festuar ditën e Epifanisë, një festë e njohur për rusët pas Krishtlindjeve dhe Pashkëve.
Advertisements
Putin, pavarësisht se temperatura në Moskë ishte minus 11 gradë hyri në ujërat e akullta në Ditën e Dritave.
Sipas traditës ruse, në këtë ditë, besimtarët e të gjitha moshave u zhytën tre herë në ujë për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.
Advertisements
Rusia ndjek Kalendarin e Vjetër, prandaj këtë vit e festoi Epifaninë më 19 janar.