‘Çmendet’ moti/ Stuhia e dëborës pushton këtë vend, temperaturat shkojnë deri në -43 °C, raportohet për 1 mijë makina të bllokuara në autostradë

Forcat e armatosura të Suedisë kanë shpërndarë ushqim e ujë për rreth 1000 makina që kanë mbetur të bllokuara nga një borë si stuhi që ka rënë 24 orët e fundit në zonat nordike. Ekipet e shpëtimit janë duke nxjerrë njerëzit nga makinat e kamionët duke u thënë se duhet të kthehen të marrin më vonë makinat e tyre, raporton BBC.

Advertisements

Shumë prej atyre që kanë mbetur të bllokuar janë evakuuar. Kaosi në udhëtim ndodhi pas rënies së menjëhershme të temperaturave në zonat nordike. Moti ekstrem preku Suedinë, Finlandën dhe Norvegjinë, stuhitë e dëborës në Danimarkë lanë shoferët të bllokuar në autostradë që prej të mërkurës.

Stacioni i meteorologjisë në Kvikkjokk Arrenjarka në Suedinë veriore mati natën më të ftohtë të 25 viteve të fundit, me temperatura që kaluan në -43.6 gradë celcius.

Advertisements

Artikulli paraprakFati i ‘bosit të lojërave të fatit’/ Gazetarët vendosin ‘me shpatulla pas murit’ ministrin Balla: Ku e keni Ervis Martinajn, e premtuat për 100 ditë
Artikulli tjetërHoroskopi 5 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju