Sali Berisha: Më pyetën për letrat me vlerë, por u përmbajta të mos i fyeja. Ai vendim doli një muaj pasi ishin paguar nga familja Begeja 90%. Në 10% që kishin mbetur, familja Begeja kishte gjithsej 5%. Jamarbër Malltezi përfitoi gjithsej 64%. Më pyeten për sportin, pse u ndryshua ligji, 2007-08.
Advertisements
Ligji i 2005 në përputhje me ligjin e 2004. Privatizimin e klubit Partizani e nisi Fatos Nano, Blendi Klosi dhe Anastas Angjeli. Edi Rama është personi…nëse Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e njohjes, kompensimit apo parablerjes, Edi Rama ka një mori firmash në këtë proces. Akuza Sali Berishës, e konvertoi, e ndryshoi destinacionin për të pasuruar Malltezin, është si të thuash, Berisha bleu Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij.
Kur përmenda Edi Ramën aty, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Dhe i pyeta, si ka mundësi, cfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur privatizimin, ndryshimin e destinacionit në një kohë kur nuk kishte pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore, Edi Rama e kalon të gjithë klubin në zonë, firmos lejen e sheshit të ndërtimit, firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni, thoni se ka firmosur Basha. Si ka mundësi që injoroni emrin e Edi Ramës, ndërkohë që gjykata e ka gjobitur sepse nuk zbardhte lejen sa mori vesh se një nga përfituesit ishte Jamarbër Malltezi.
Advertisements