Bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari, dh*nohet politikani serb

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç është dhunuar në Serbi, një ditë pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Advertisements

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

Tashmë janë publikuar edhe videot e para të politikanit teksa lë një spital në kryeqytetin serb, Beogradin.

Advertisements

Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.

Pas rrahjes së Sanduloviçit, ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që politikani serb është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar edhe një herë, dy vjet më parë – me sa duket është mjeti i preferuar i likuidimit në Lindje, Novichok ndërsa i mbijetoi dy atentateve me eksploziv.

Ndryshe, Sanduloviç e ka quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiçi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak. /Telegrafi/

Artikulli paraprakPërplasen dy trena në New York, 24 të plagosur
Artikulli tjetër“Në qendër kemi Xhorxh Bushin apo…”/ ‘Shpërthen’ djali i Kadri Roshit: Emrin e tim eti ia kanë vënë një rrugice pranë Psikiatrisë