Aksident tragjik/ Përplasen 35 automjete, 2 të vdekur dhe 9 të plagosur

Një aksident zinxhir me 35 automjete ka ndodhur në Kalifoni, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 9 janë plagosur.

Advertisements

Shkak besohet se ka qenë mjegulla e dendur. Sipas mediave të huaja, përplasja vdekjeprurëse ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit në perëndim të Bakersfield.

Sipas informacioneve, 2 persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa 9 të tjerë u shtruan në spital me lëndime të lehta.

Advertisements

Departamenti i Transportit të Kalifornisë tha se korsitë drejt jugut do të mbeten të mbyllura gjatë natës, ndërsa autoritetet të përcaktojnë shkakun e përplasjes.

Artikulli paraprakHapen plagët e vjetra në Vlorë? Eksperti: Prapaskenat, si u vra në ballkon djali i shokut të “Gaxhait”
Artikulli tjetër“Ty do të bëj të vr*sësh veten”- 41-vjeçarja u helmua me fostoksinë, djali rrëfen si e kërcënonte i ati: Çfarë ndodhi një natë para se mami të vdiste