A u bë fotografja shkak për divorcin? Ish-pjestari i oborrit mbretëror hedh dritë mbi të vërtetën e ‘trekëndëshit të dashurisë’

Ndarja e Princ Lekës nga Elia Zaharia ka qenë një nga temat më të komentuara në opinionin publik ditët e fundit. Këtë të hënë, Princi Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan fundin e martesës së tyre përmes një deklarate publike.

Advertisements

Për të dhënë më shumë detaje për prishjen e kësaj martese, ish-drejtori për Marrëdhëniet me Mediat në oborrin mbretëror, Erion Teli, ishte i ftuar në një program televiziv ku foli gjatë mbi aludimet që qarkullojnë në rrjet.

Ai tha, mes të tjerave, se kriza në çiftin mbretëror kishte nisur më shumë se një vit e gjysmë përpara dhe, pavarësisht mundësive që Princi dhe Elia i dhanë njëri-tjetrit, martesa e tyre nuk mundi të funksionojë.

Advertisements

“Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se një vit e gjysmë që të bënin të mundur funksionimin e martetës. Muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës”, – tha Teli duke shtuar se Elia, përveçse aktore, është dhe Drejtoreshë e Teatrit Kombëtar: “Axhenda e saj është e ngjeshur. Princi ka pasur axhendën e tij dhe kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrdhënie të marrë fund”.

I pyetur nëse ishte fotografja Blerta Celibashi shkaku i ndarjes mes çiftit mbretëror, Teli tha se kjo është e pavërtetë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi, gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zaharia, ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysmë që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysmë që mund të quhet e mbyllur”.

Artikulli paraprakDyshohet se ishte i dehur, shkoi në stan për të kaluar natën…Detaje si u dogj brenda kasolles 49-vjeçari
Artikulli tjetërTragjike! E zë gjumi në timon, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 64-vjeçari