A do ta humbasë Berisha mandatin e deputetit? Flet avokati i njohur

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 Dhjetorit të vitit të kaluar. Mbrëmjen e djeshme lideri “de facto” i opozitës doli në ballkon dhe përmes një mikrofoni u foli demokratëve që ishin grumbulluar poshtë shtëpisë së tij.

Advertisements

Por a e theu masën e sigurisë me këtë veprim?

Palët janë të ndarë, disa mendojë se masa u thye. Por avokati Arben Llangozi shprehet se masa e arrestit në shtëpi nuk u thye edhe pse ish-kryeministri doli dhe foli në ballkon pavarësisht se gjykata e specifikoi që komunikimi duhet të ishte vetëm me familjen.

Advertisements

“Zoti Berisha nuk ka thyer asnjë lloj mase, të arrish t’i zëvendësosh masën një personi që vetëm ka folur kjo do të sillte pastaj diktaturë. Deri tani e kishte merituar masën arrest shtëpie, sepse kishte shkelur vendimin e parë gjyqësor. Duhet ta kishte zbatuar dhe i solli këtë pasojë. Berisha gaboi në mos zbatimin e vendimit dhe i solli këtë vendim që ndodhet i ngujuar.

Berisha ka një popullatë të gjerë 500-600 mijë vota që i ka marrë në zgjedhjet vendore. E ka të drejtë Kushtetuese. Të merremi tani pse doli në dritare dhe foli i japim më shumë rëndësi dhe nuk kemi ndonjë cenim të vendimit. Gjykata e ka pasur fjalën që të mos ketë kontakte fizike në banesë, por jo të privojë të drejtën e fjalës. SPAK-u nuk duhet të merret më me një 80-vjeçar, ai duhet të vuajë masën aty ky është dhe nuk mendoj se ka ndonjë shkelje” tha ai në një intervistë televizive.

Po komunikimi në rrjetet sociale?

Avokati thotë se nuk ka asnjë pengesë edhe nëse ish-kryeministri jep intervista nga masa e arrestit të shtëpisë.

“Patjetër mund të futet në intervista apo emisione. Nuk ka masë arresti me burg. Edhe një i burgosur flet në media. Në BE janë më të lejuara edhe kontaktet jashtë rrethit familjar. Aq më tepër një media, që përçon një mesazh. Rëndësi ka që të mos dalë nga banesa dhe të mos takojë persona që prishin hetimet” tha ai.

Avokat Llangozi shprehet se nëse për gjashtë muaj masa e arrestit në shtëpi nuk zbutet, pra që të lirohet, Sali Berisha humbet mandatin e deputetit, nisur nga precedenti “Beleri”.

“Për çdo lloj leje, shëndetësore apo që atë e detyron të dalë nga banesa atë e detyron të marrë leje nga SPAK-u apo gjykata. Për shërbimet shëndetësore vendos prokurori. Edhe me një telefonatë prokurori e lejon për shërbimet spitalore. Për pjesëmarrjen në Kuvend, kemi precedentin Beleri, dhe zoti Berisha pas 6 muajsh nuk do të ketë më mandat.

Nuk mund t’i jepet leje për të shkuar në parlament, pasi e kanë kryer një precedent, Beleri iu drejtua disa herë gjykatës dhe gjykata nuk e lejoi për të dalë të betohej. Kjo kërkesë përfundoi deri në gjykatën e Lartë dhe kjo u bë praktikë dhe kështu mendoj se do të vazhdohet me Berishën, nëse masa nuk zëvendësohet në shkallët më të larta. Nëse do të lihet në fuqi në shkallët e tjera Berishës i digjet mandati” tha ai.

Artikulli paraprakE rëndë, shkoi në spital me temperaturë, ndërron jetë i porsalinduri
Artikulli tjetërVodhi 17 mijë euro në banesën e vëllait, arrestohet 38-vjeçari. E “pëson” dhe gruaja