“Një Range Rover ka rënë nga qielli…” Makina e vjedhur hyn në Durrës, në sistemin TIMS nuk rezulton regjistrim

Dy vjet pas bllokimit të makinës në Qafë-Thanë dhe mbajtjes së saj në komisariatin e Pogradecit, nuk ka asnjë përgjigje nga prokuroria apo gjykata, se çfarë do të ndodhë me këtë automjet.

Advertisements

Në gjykatën e Korçës na thonë se ka një vendim të Gjykatës së Pogradecit, e cila ka rrëzuar kërkesën e qytetarit për të marrë mjetin.

Punonjësja: Kundërshtim vendim sekuestrimi i 2021-shit.

Advertisements

Qytetarja: Në 12 gusht të 2021-shit është bllokuar makina.

Punonjësja: Vetëm kjo më del këtu. Kundërshtim thotë dhe ia ka rrëzuar kërkesën Luljeta Kolonja. Kjo është një dosje e Pogradecit.

Qytetari i është drejtuar Gjykatës së rrethit Gjyqësor Pogradec në datën 24.11.2021, ku ka kundërshtuar vendimin e sekuestros dhe ka kërkuar kthimin e sendeve. Sipas këtij vendimi, automjeti i markës Range Rover është shpallur i vjedhur në datën 14.11.2019 nga Interpol Londra. Sipas verifikimeve të kryera nga sistemi TIMS, mjeti nuk rezulton i regjistruar as në hyrje dhe as në dalje të Republikës së Shqipërisë. Pyetja, që shtrohet dhe ende nuk kemi përgjigje është, si e ka kaluar doganën e Durrësit ky mjet?

Në një komunikim të qytetarit me vjehrrin e shitësit, ky i fundit pranon se e ka sjellë ai vetë makinën nëpërmjet doganës së Durrësit. Madje ai thotë, se dhëndri i tij, që ka shitur makinën, nuk ka bërë asnjë denoncim për vjedhje të saj.

Qytetari: Jam djali nga Australia, për të cilin ju sollët makinën në Shqipëri, në 2020-ën.

Vjehrri i shitësit: Po, më kujtohet. Kam qenë unë… Cili është problemi?

Qytetari: Jam përpjekur të kontaktoj me Stjuartin (shitësin). Herën e fundit i thashë, që makina është raportuar e vjedhur. Kush e ka bërë denoncimin, që makina është e vjedhur, djali juaj, apo pronari i mëparshëm?

Vjehrri i shitësit: Pronari i mëparshëm, jam i sigurt. Isha unë që e solla makinën dhe takova vajzën tuaj.

Qytetari: Ishte mbesa e gruas sime, e cila ju çoi në aeroport.

Vjehrri i shitësit: Po, më çoi në aeroport. Është e vërtetë. Me pastërti, unë ofrova, që ta sillja (në Shqipëri), që të ta sillja, sepse kështu do të ishte veprimi i duhur. Nuk e kisha idenë, që ishte i vjedhur. Unë e kuptoj shqetësimin tuaj. Isha unë, që e solla dhe ndihem përgjegjës.

Qytetari: Pagova 6700 paund për atë makinë dhe më pëlqeu makina.

Vjehrri i shitësit: Nëse të bën të ndihesh më mirë, ai ka marrë 7000 paund për një makinë, që akoma nuk e kam marrë, kështu që jemi në të njëjtën situatë./tvklan.al

Artikulli paraprakGreqi/ Hyn në shtëpinë e të moshuarit për ta grabitur, i riu shqiptar masakron me thikë 73-vjeçarin
Artikulli tjetër73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Kur erdha në Tiranë…