Mesditën e sotme Gjykata e Posaçme pritet të shpallë vendimin mbi pranimin ose jo të kërkesës së SPAK për dërgimin në “arrest në shtëpi” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca në gjykatën e Posaçme do të mbahet në orën 12:00 ndërsa nuk dihet nëse GJKKO do të shpallë sot vendimin përfundimtar.
Advertisements
10 minuta para nisjes së seancës u fut brenda avokati Sokol Mëngjesi. “Do të bëjmë atë kërkesë që kemi bërë. Mora vendimin e zbardhur të gjyqtares Rudina Palloi për refuzimin e përjashtimit dhe njoftova sekretarinë për kërkesën që kemi nisur sipas ligjit” tha ai.
Por çfarë kërkese, pasi dje Gjykata e Posaçme deklaroi se afati u mbyll dhe avokatët nuk bënë asnjë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, që kishin paralajmëruar më herët.
Advertisements
SPAK i kërkon gjykatës së Posaçme të caktojë mazën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj ish-km Sali Berisha, mbikëqyrjen policore gjatë kësaj mase dhe pengimin e komunikimit të tij me persona të tjerë, përveç bashkëjetuesve të tij.