Mbani shënim! Frazat që nuk duhet t’ia thoni kurrë partnerit

Çdo marrëdhënie ka momente zënkash. E kur jemi në tension apo të nevrikosur nga një situatë me partnerin, shpesh mund të themi gjëra për të cilat pendohemi më vonë.

Advertisements

Megjithatë, disa fjalë mund të kenë një ndikim afatgjatë negativ në ndjenjat, besimin dhe vetëvlerësimin e partnerit tonë, dhe rrjedhimisht në raport.

Sipas një raporti që ka bërë “New York Times” me psikologë të njohur, ka përpiluar një sërë frazash që duhet t’i fiksoni mirë dhe mos t’ua thoni kurrë partnerëve. Shikojini më poshtë:

Advertisements

Përgjithësime, të tilla si “ti gjithmonë” ose “ti kurrë”

Këto terma zakonisht janë në trajtë ekzagjerimi dhe duhet sikur zhvlerëson çdo gjest të partnerit/partneres karshi teje. Edhe përgjigjia ndaj një fraze të tillë nuk do jetë pozitive e rrjedhimisht s’do ketë dialog konstruktiv, por një debat i nxehtë.

Kundërshtimet ose vërejtjet, të tilla si “po, por”

Alexandra Solomon, një psikologe në “Northwestern University” tha se ajo e dëgjon këtë frazë gjatë gjithë kohës. “Një person do të shprehë një shqetësim dhe tjetri do të pajtohet, por direkt më pas do të shtojë një paralajmërim.” Kjo gjë sipas psikologes e hedh poshtë automatikisht fjalën e partnerit. Pra në vend që të kaloni në pozicion protektiv, mendoni dhe për ndjenjat e partnerit tuaj.

Krahasimet, të tilla si “ti duhet të jesh më shumë si…”

Krahasimi i partnerit tuaj me dikë tjetër është një nga elementët më shkatërrues të marrëdhenies. Krahasimet prodhojnë xhelozi dhe mungesë vetëbesimi.

‘Shkarkime’, të tilla si “ti po e tepron”

Askush nuk mund të parashikojë reagimet e tjetrit ose të përcaktojë se cilat janë të përshtatshme, por fraza që e bëjnë tjetrin të kuptojë se nuk duhet të flasë më janë aspak të duhurat. Të dëgjosh në një marrëdhënie është tejet e rëndësishme. Mund të thuash: “mirë po të dëgjoj!”, “më trego më shumë”, ose “më ndihmo ta kuptoj se çfarë ke…”

“Qetësohu!”

Një frazë që kushdo që e ka dëgjuar ka bërë krejt të kundërtën. Është një fjalë që jep rezultat krejt të kundërt, është si t’i shtosh zjarr situatës. Lëvizja më e mirë në situata tensioni është të bëni pak pushim./tvklan.al

Artikulli paraprakE rëndë/ Sherr në sy të fëmijëve me ish-gruan, shqiptari i jep fund jetës
Artikulli tjetërE bujshme nga Kosova, përfaqësuesja “Dardane” arrin akordin me trajnerin gjerman