I fundit! Dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Dimal-Kuçovë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Dimal-Kuçovë. Dy mjete, njëri Mercedes Benz me targa AB 764 HL dhe një ‘Nissan’ me targa AB 662 LM janë përplasur ballazi me njëri-tjetrin

Advertisements

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që për shkak të mirëfunksionim të airbag të dy mjeteve janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor. Ata janë duke këqyrur vendin e ngjarjes për të zbuluar edhe shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar.

Advertisements

Artikulli paraprakGJKKO shtyn për nesër vendimin për ish-kryeministrin Berisha
Artikulli tjetërNisin aplikimet për programet e strehimit social. Nga banesat me qira tek ato të përkohshme dhe përmirësim i kushteve, çfarë parashikohet në fondin prej 320 mln lekësh