Champions League/ Short i “pamëshirshëm” për italianet, “buzëqeshin” PSG, Man.City dhe Real Madrid

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së 1/8-tave të Champions League.

Advertisements

Ashtu siç pritje nga përzierja e goglave u rezervuan përballje spektakolare, me nënkampionët e Europës, Interin që do të përballen me Atletico Madrid.

Short i ndërlikuar edhe për Napolin që goglat e vendosën përballë Barcelonës, ndërsa fati i keq për Lazion që ndeshet me Bayern Munich.

Advertisements

Sakaq, në çiftet e tjera u formuan përballje interesante si Porto-Arsenal, PSG-Sociedad apo edhe Leipzig-Real Madrid.

Shorti

Inter-Atletico Madrid

Napoli-Barcelona

Lazio-Bayern Munich

Porto-Arsenal

PSV-Borussia Dortmund

Copenhagen-Manchester City

Leipzig-Real Madrid

PSG-Real Sociedad

Ndeshjet e para do të luhen më datë 13, 14 shkurt si dhe 20 dhe 21 shkurt ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen më datë 5,6 mars si dhe 12 dhe 13 mars të vitit 2024.

Artikulli paraprakEnkelejd Alibeaj bashkon votat me PS/ Deputeti i PD kundër avokatëve të Berishës: Vendimin ta çojnë në…
Artikulli tjetërTymuese brenda dhe jashtë Kuvendit, ja çfarë ndodh në protestën e opozitës