Arbana Osmani apo Ledion Liço? Konfirmohet zyrtarisht, ja kush do drejtojë “Big Brother VIP 3”

Pas shumë aludimesh dhe lajmesh në rrjet, është konfirmuar zyrtarisht se cili do të drejtojë edicionin e 3-të të “Big Brother VIP Albania”.

Advertisements

Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, “Top Channel”, ka konfirmuar se BBV këtë sezon ndryshe nga dy sezonet e kaluara, nuk do të jetë në drejtimin e Arbana Osmanit, por do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço.

Po ashtu është konfirmuar se spektakli do të nisë më 13 janar.

Advertisements

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por vetë këngëtari kosovar Bardhi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.

Bardhi lumturoi fansat e tij live gjatë një koncerti në Tiranë, ku tha: “Do këndoj një këngë që ju më keni bërë të njihem në Shqipëri, dhe dua t’ju kallëzoj diçka, jam pjesë e “Big Brother VIP” 3. Kështu që e shfrytëzova rastin më jua marr votat që tani”.

Deri më tani në rrjet qarkullojnë emra e personazheve si Endrik Beba, Alfio Rrotani, këngëtari La Fazani (Arbër Salihu), Egli Tako, Olsi Bylyku, Adelina Tahiri, Roza Lati, Fation Kuqari dhe Romeo Veshaj.

Artikulli paraprakMashtrimi/ Hoxha në Pogradec pretendon se të heq magjinë dhe ankthin me çajra, “zhvat” qytetarët
Artikulli tjetërPlagosje me armë zjarri në Kurbin, i riu përfundon në spital