Zbardhet ekspertiza mjekoligjore, zbulohet shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit që vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare

Është zbardhur ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e Brianit, 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Advertisements

Sipas ekspertizës vdekja e 3-vjeçarit është shkaktuar dhënia e lëndës anestetike.

“Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhenia e lendes anestetike qe ka sjelle vuajtjen qelizore te thelle me mekanizmin e insuficiences multiorganore te parikthyeshme”, thuhet në akt ekspertizën.

Advertisements

Dokumenti:

KONKLUZION: Mbështetur në të dhënat e përshkruara më lart, arrijmë në përfundimin se:

1- Në trupin e kufomës së shtetasit oksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza plage kirurgjikale ne lekuren e Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua nje mbetje perreth tyre ne lekuren e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyreve me karakteristikat e pershkuara ne Akt.

Nga kqyrja e brendeshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, staze dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard dhe perikard. Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie zato Nekroze intersticiale, edeme e mushkerive. centrolobulare hepatike. Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare te shprehur ne hapsiren porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut te lengshem dhe koagulave ne zgavren e barkut.

2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza perreth tyre, të verejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu jane pasoje e manipulimeve mjeksore. Mbetja e vjeter e plages verejtur ne lekuren e gjoksit eshte pasoje nderhyrje kirurgjikale, al

3-Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhenia e lendes anestetike qe ka sjelle vuajtjen qelizore te thelle me mekanizmin e insuficiences multiorganore te parikthyeshme.

Artikulli paraprakVangjeli: Lindita Nikolla shpenzoi 12 mln euro në 10 muaj, për shpenzime luksi, udhëtime dhe arredime zyrash
Artikulli tjetërGjinekologu: Meshkujt shqiptarë mbarojnë punë për 3 minuta në s*ks, më pas duan 3 orë gjumë