U kualifikua në Euro 2024 në grupin e Shqipërisë, trajneri jep dorëheqjen krejt papritur

Trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy, ka dhënë dorëheqjen pasi një fitore 3-0 ndaj Moldavisë, e cila vulosi kualifikimin e tyre për në Euro 2024 të hënën.

Advertisements

Silhavy udhëhoqi çekët në vendin e dytë në Grupin E, ku bënte pjesë dhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Edhe pse me pikë të barabarta me kombëtaren tonë, Çekia u rendit në vend të dytë në grup për shkak të bilancit negativ në ndeshje direkte.

Advertisements

Në një deklaratë të dhënë, trajneri çek se vendimi për dorëheqjen ishte marrë përpara ndeshjes me Moldavinë.

“Edhe pse jemi të lumtur tani, ne kishim vendosur para ndeshjes që të mos vazhdonim më”, tha Silhavy në një intervistë pas ndeshjes.

“I thashë presidentit të Federatës Çeke të Futbollit, Petr Fouska. Presioni ishte shumë i madh, ndonjëherë nuk e kuptoja vetë. Kjo gjithashtu kontribuoi në vendimin tim”, theksoi ai.

Silhavy, 62 vjeç, mori drejtimin në vitin 2018 dhe udhëhoqi Republikën Çeke në çerekfinalet e Euro 2020. Gjatë performancës prej 56 ndeshjesh me Kombëtaren, ai arriti 26 fitore, 10 barazime dhe 20 humbje.

Artikulli paraprakPas Kukësit dhe Korçës, bora e parë mbulon një tjetër qytet në Shqipëri
Artikulli tjetërTre të miturit u aksidentuan në Sarandë, arrestohet babai i shoferit