Shkrumbohet autobusi, vdesin 3 studentë

Tre studentë adoleshentë që po udhëtonin me një autobus vdiqën tragjikisht mëngjesin e së martës në një aksident që përfshiu pesë automjete në Ohaio, SHBA.

Advertisements

Detajet për numrin e të plagosurve ishin të ndryshme. Fillimisht zyrtarët thanë se ishin 18, përfshirë 15 studentë dhe shoferin e autobusit, shkruan CNN.

Studentët që vdiqën ishin “plot jetë që humbën jetën shumë të rinj. Sot ishte një ditë emocionuese pasi grupi ynë i shkollës së mesme do të udhëtonte për në Columbus për të prezantuar në konferencën e Shoqatës së Bordeve të Shkollave të Ohaios një ngjarje që ndodh një herë në jetë,

Advertisements

por u kthye shpejt në ditën më të errët, një nga ditët më të errëta në historinë e rrethit tonë dhe ditën më të keqe të jetës sime” tha Derek Varansky, zyrtari i shkollës.

Artikulli paraprak“Çfarë faji ka fëmija im që nuk ka ardhur ende në jetë”, drama në Gaza, nënat lindin pa ilaçe qetësuese për dhimbjet
Artikulli tjetërPeriudha kur gripi bëhet agresiv, ja si shpërndahet dhe çfarë duhet të bëni