Sherri mes dy të rinjve/ Plagoset me armë 27-vjeçari, policia në ndjekje të autorit

Një sherr mes dy të rinjve 27-vjeçar në Fier ka agravuar në plagosjen e njërit prej tyre. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Advertisements

Policia ka identifikuar autorin dhe po vijon ndjekja për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë

Advertisements

Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakMakinat përplasen kokë më kokë në Peshkopi, 4 të plagosur
Artikulli tjetërMakina bëhet copë-copë! Plagoset rëndë ministri kroat, vdes shoferi (FOTO)