Reshje shiu dhe…/ Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Një masë ajrore e ngrohtë dhe e lagësht nga jug-jugperëndimi i Europës do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente.

Advertisements

Herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë orëve të vona të natës të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme vetëm skajin veri-veriperëndimor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në vlerat minimale por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur 4°C minimalja deri në 16°C maksimalja në rang vendi. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Advertisements

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të mërkurë do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore. Më të dendura reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu. Në viset malore priten reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita sjell sërish rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 9°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor.

Artikulli paraprakBERZH: Në Shqipëri nuk është rritur kënaqësia për të jetuar, më e ulët se në vitin 2006
Artikulli tjetërSali Berisha zbulon bisedën me dhëndrin pas daljes së tij nga burgu