“Rama kishte ardhur i zverdhur, rrinte me kokën ulur e kartonin ngritur si manekin”- Kaosi në Kuvend, Bardhi: Salla u mbush me gardistë sepse u paraqit kryehajduti

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka deklaruar se salla e parlamentit u mbush me gardistë për shkak se në Kuvend do të ishte edhe kryeministri, Rama të cilin e quajti “kryehajdut”.

Advertisements

“E vetmja arsye pse sot salla e Kuvendit ishte mbushur me forcat speciale të Gardës ishte sepse në kuvend ishte paraqitur kryehajdut.

Një frikacak që për të ardhur në Kuvend kishte mbushur sallën me punonjës sigurie.

Advertisements

Do donim që kjo seancë të ishte normale të kishim shkëmbim të ideve, por është e pamundur sa kohë shkelet rregullorja”, tha Bardhi.

“Pyeteni pse kishte frikë, kishte ardhur i zverdhur në sallë, i rrethuar nga Grada me kokën ulur dhe kartonin ngritur. Sikur të ishte një manekin që i kishin dhënë një karton në dorë”, shtoi ai.

Artikulli paraprakThe Guardian: Perënditë duhet të kenë qenë shumë të frymëzuara kur krijuan Përmetin!
Artikulli tjetër“Edi Rama ka amnistuar dy herë Ilir Beqajn”, Berisha: Ish-ministri ka vjedhur 76 milion euro me sterilizimin. SPAK nuk guxon të kërkojë hetim