“Pres të shoh drejtues policie dhe politikanë që përdorin ‘Sky’”/ Metamorfoza 2’, çfarë po paralajmëron gazetari i njohur?

Në një emision televiziv, gazetari Julian Kasapi deklaroi se nëse në ‘Metamorfoza 2’ dalin emra policësh dhe politikanësh në “Sky”, ata duhet të largohen nga rradhët e policisë dhe nga politika.

Advertisements

“Po pres të dalë ‘Metamorfoza 2’, sepse kemi parë kaq sa kanë dalë dhe jemi habitur. Pres të shoh policë dhe politikanë në rrjetin “Sky”. Nëse dalin ata duhet të ikin. “Sky” na nxorri të vërtetën. Kur ish- drejtorit të Përgjithshëm të policisë i dolën e-maile ku thuhej se kishte përpjekje për të vrarë kryeministrin e Kosovës, personi i akuzuar vijon të jetë i lirë. Pres për të parë akoma më shumë nga ‘Metamorfoza 2’”, deklaroi Kasapi.

Artikulli paraprak“Thuaju prindërve të mi se i dua”, mesazhi i fundit dramatik i 21-vjeçarit para rrëzimit të avionit
Artikulli tjetër‘Dajën e thërrisja baba, sepse babain nuk e njihja’! Stresi tregon historinë e dhimbshme