“O Fran mor…”/ Video nga sherri me 3 të plagosur në Pukë, i riu vrapon me kosore në dorë

Publikohen pamjet nga momenti i përplasjes mes dy familjeve në Pukë, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona, Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku. Siç shihet nga pamjet, anëtarët e dy familjeve përplasen me njëri tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë.

Advertisements

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Gjegjan, ku dyshohet se familjet Marku e Zefi u konfliktuan për çështje pronësie. ‘Balkanweb’ raporton se mëngjesin e sotëm ka pasur sërish incidente, teksa mësohet se i është thyer xhami i makinës që drejtonte Hil Zefi.

Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku. Familja Zefi ka reaguar duke thënë për Balkanweb se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar.

Advertisements

Artikulli paraprakFOTO/ Kush janë të arrestuarit, nga shefi, te Breçani dhe krushku në kërkim
Artikulli tjetërAlbanologu i njohur mesazh të fortë shqiptarëve: Keni vend të bukur, keq ta braktisni