“Nusja rumune ia ka kaluar shqiptareve”, Bardha: Kur më thotë “nënë”…

Bardha, një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se vajzat shqiptare nuk krahasohen me nusen e saj nga Rumania. Ajo shpreh një dashuri shumë të madhe ndaj Stefanisë e cila ka bashkëjetuar për 8 vite me partnerin e saj. Bardha thotë se kjo pjesë nuk ka përbërë problem për të, madje nusja e quan “nënë”.

Advertisements

Bardha: Unë kam djalin që ka bashkëjetuar 8 vjet me një vajzë, kam qenë dakord megjithëse ajo s’është shqiptare, por ia kalon, më vjen keq, asnjë vajzë nuk ofendoj se unë kam vetë një vajzë të vetme por ia kalon edhe një shqiptareje. Mua më është bërë qejfi që ajo është e lumtur me djalin tim, është e lumtur me neve, që një vajzë e huaj të të thotë nënë është një ditë… nuk e gjen dot në këtë vend ku jetojmë ne se me të vërtetë ai do bashkëjetojë, ai të gëzojë jetën e tij dhe unë jam dakord, nuk dua të rrijë rrugëve. Sido që t’i vijë jeta, ata e dinë vetë jetën e tyre.

Aldo: Pra ti thua që ia ka kaluar shqiptareve kjo?

Advertisements

Bardha: Unë tani bëhem edhe gjyshe.

Aldo: Hajde, urime, urime!

Bardha: Më gëzon shpirti aq shumë dhe më shumë më gëzon shpirti kur ajo më respekton dhe më thotë fjalën “nënë”. Unë për atë djalë më ka dalë shpirti që e kam rritur dhe e kam dritën e syve të mi, ama kur më thotë ajo Stefani “nënë”, mua më shtohet jeta.

Aldo: Stefani, nga është kjo?

Bardha: Kjo është rumune për të qenë, nga Rumania./tvklan.al

Artikulli paraprak1 mijë “zemra kuqezi”, tifozët shqiptarë “pushtojnë” Moldavinë
Artikulli tjetërDjegia e 2-vjeçares me cigare, Policia: Autor vëllai 9-vjeçar, prindërve do iu hiqet kujdestaria