”Nuk ka Italia tokë sa ka Shëngjini”? Deputeti i njohur shpërthen kundër marrëveshjes me Melonin: Rama e shet si nder personal, Italia ka vend boll për këto kampe

Deputeti demokrat, Luan Baçi ka komentuar marrëveshjen për emigrantët të nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë.

Advertisements

Sipas tij, është absurde që Italia t’i kërkojë Shqipërisë të ndërtojë një kamp emigrantësh në territorin e saj ndërkohë që i ka të gjitha mundësitë t’i ndërtojë vetë këto kampe.

“Njerëzve që ikin për një jetë më të mirë u bëhet një maskaradë e tillë, siç bëri Mbretëria e Bashkuar me Ruandën. Edhe me Mbretërinë e Bashkuar Rama bëri një farë bisedimi por dështuan bisedimet sepse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pa që në Shqipëri nuk plotësoheshin kushtet e duhura. Çfarë ndryshoi tani me Italinë?

Advertisements

Ka shumë pikëpyetje në këtë marrëveshje. Këto janë marrëveshje që Rama i bën në mënyrë individuale, e bën vetëm që të ketë mbështetjen e Melonit dhe s’do t’ia dijë çfarë do bëhet me ata njerëz. Italia ka boll vend, nuk ka pse të ketë Shqipërinë vend rezervë. Nuk kanë tokë sa ka Shëngjini Italia? Ka vend boll, mund ta bëjë atje me më pak shpenzime, se për t’i sjellë këtu do kenë më shumë shpenzime. Rama më tepër e shet si nder personal, jo që Shqipëria po ndihmon BE”, tha Baçi

Artikulli paraprakGruaja hidhet në ujë për një ritual ortodoks, e merr rryma dhe humb jetën para syve të fëmijëve
Artikulli tjetërFanella e tij tërboi serbët në Botëror, kapiteni shqiptar refuzon ftesën nga përfaqësuesja e Zvicrës