“Nuk e kam ditur që është shtatzënë”- Flet ish i dashuri i 30-vjeçares që braktisi foshnjën

Ish i dashuri i 30-vjeçares, e cila lindi foshnjen në bodrumin e një pallati në Yzberisht më 8 nëntor dhe e braktisi aty, ka rrëfyer se ajo nuk i ka treguar se ka qenë shtatzënë.

Advertisements

Ai tregoi në emisionin “Me zemer te hapur”, te moderatores Evis Ahmeti ne News24, se lidhja e tyre ka zgjatur më shumë se dy muaj dhe

“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i AND-së. Jemi takuar vetëm njëherë.

Advertisements

Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë.

Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shokë. Por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë.

Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë.

E dije që ishte motra e shokut tim?

“Edhe i vëllai i saj e dinte marrëdhënien. Ka qenë në dijeni, por jo për gjëra të tjera. Lajmin e mora vesh në lajme, pashë fotografinë. Vajzën s’kisha mundësi ta telefonoja, sepse kur e mora vesh ishte brenda. Mora vëllain, sepse ai nuk e dinte që kishim kryer marrëdhënie. Nëse është i imi nuk do ia fal kurrë. Nëse është i imi të bëjë analizat, s’do ia fal këtë. Mua s’ka shans të më dali para, me këtë që bëri”, tha ai.

Artikulli paraprak“Flisnim në rrjetet sociale, u takuam vetëm një herë”, nëna që braktisi foshnjën që ndërroi jetë në spital: Pse e linda në bodrum
Artikulli tjetërNdërron jetë Maryanne Trump Barry, motra e ish-presidentit Donald Trump