Njëri i zhdukur, tjetri në kërkim/ Si lindi hasmëria mes Ervin Matës dhe Ervis Martinajt?

Thelbi i mesazheve që janë zbërthyer nga aplikacioni “SKY ECC” që prokuroria firmosi 11 urdhër arreste është një përplasje mes Ervis Martianjt dhe Ervin Matës, njëri që është i zhdukur prej gushtit të vitit të kaluar dhe tjetri tashmë në kërkim.

Advertisements

Mes të arrestuarve është Erzen Breçani që akuzohet për përkrahje të autorëve të krimit, konkretisht grupit kriminal të Ervin Matës, i cili ka pasur përplasje me Ervis Martinajn. Grupet kriminale të të dyve janë përplasur ndër vite, përfshirë konfliktin në 2018 në Bllok. Konfliktet dyshohet se kanë nisur për trafikun e drogës.

Operacioni i SPAK në të cilin u lëshuan të paktën 11 urdhër-arreste për zyrtarë e ish-zyrtarë të policisë, por dhe emra të njohur të botës së krimit vijon edhe këtë të martë. Ndryshe nga informacioni paraprak janë arrestuar vetëm katër nga 11 që u shpallën në kërkim.

Advertisements

Të arrestuar;
-Erzen Breçani, ish-zv/drejtor i Rendit në Policinë e Tiranës
-Dedan Gjoni, shef seksioni për hetimin e Krimeve në Komisariatin Numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit
-Bujar Gërmizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës

Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)
-Besmir Mustafi
-Eralbi Breçani-djali i Erzen Breçanit
-Ervin Mata-Biznesmen, lidhje krushqie me Breçanin
-Besmir Murati
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
-Bajram Grabova

Artikulli paraprakPlagoset me armë shqiptari në Itali, po lëvizte me biçikletë
Artikulli tjetërÇmimet në Shqipëri, për herë të parë që nga kriza, rriten më shumë se në BE