Marrëveshja për emigrantët/ Shpërthejnë memet me Edi Ramën në Itali, ja si moderatori i emisionit tallet me kryeministrin (Video)

Edi Rama ka qënë personazhi i rradhës në shfaqjen televizive Fratelli di Crozza me regji të Maurizio Crozza dhe që transmetohet në kanalin Nove, në shtetin fqinj, Itali.

Advertisements

Në video duket sikur po zhvillohet një dialog mes Crozza dhe Ramës i cili u vu menjëherë në dispozicion për të ndihmuar Italinë për emigrantët.

Me një theks të paqartë sicilian kryeministri shqiptar, i drejtohet Melonit gjatë gjithë intervistët për të marrë miratim e saj dhe kur pyetet pse i drejtohet gjithmonë për miratim Melonit ai thotë se është për shkak të zakonit.

Advertisements

Në dialogun virtual Rama pyetet nga moderatori se çfarë do të bëjë Shqipëria që të hyjë në BE, ai shprehet se vendi i tij është atje edhe nëse nuk është BE.

Më pas ai shton se Italia dhe Shqipëria janë kushërinj, dhe se kushëri pyetet, se jemi pothuajse të njejtë dhe se Italia është e para dhe ne të dytët.

‘Shqipëria dhe Italia jemi të sjellshëm, puthim duart në shenjë respekti. Një fytyrë dhe një macetë me lekë (korrupsionin e kemi njëlloj)’ shprehet ‘Rama’ në video.

Artikulli paraprakVjen në jetë djali i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit, zbulohet emri i veçantë
Artikulli tjetërE tmerrshme, Duamena humb jetën pas kolapsit që pësoi në fushë