Keqtrajtim i së miturës? Vajza 2-vjeçare në QSUT, mjekët: Shenjat në trup, sëmundje e lëkurës

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e publikuar një ditë më parë, ku u raportua për një 2-vjeçare të shtruar në Pediatrinë e QSUT-së, me shenja djegie në trup.

Advertisements

Mësohet se vajza e mitur është dërguar në spital nga halla pasi ishte e ftohur. Më pas në spital mjekët kanë vënë re shenja të tjera në trup si djegie në qafe, shenja në sqetull dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Menjëherë është njoftuar policia dhe është ngritur një grup hetimor.

Advertisements

“Është aluduar se ka pasur abuzim, por sipas mjekësisë ligjore, nuk kemi të bëjmë me asnjë rast abuzimi, sa i përket 2-vjeçares. Edhe familjarët kanë mbajtur të njëjtën qëndrim se e vogla është djegur nga vëllai i vogël aksidentalisht”, ka raportuar gazetari Ervin Leka.

Nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore rezulton se nga shenjat vetëm ajo në qafë është nga cigarja, që vëllai i vajzës 2 vjeçare (vellai 9-vjeç) po luante dhe e ka djegur.

Shenjat e tjera sipas të dhënave paraprake edhe të mjekësisë ligjore dyshohet se vijnë nga sëmundje të lëkurës. Për sa i përket abuzimit sipas mjekësisë ligjore nuk kemi të bëjmë me abuzim me të miturën. Materialet janë referuar në prokurori.

Artikulli paraprakPo pinte kafe i armatosur, 37-vjeçarin e arrestojnë në lokal pas telefonatës “spiune”
Artikulli tjetërZbulohen detaje të rënda nga hetimet e policisë: Djegia e 2-vjeçares me cigare, familja e mbajti në shtëpi pa mjekim rreth 1 javë