Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë se brenda 2 vjetësh do të dalin nga burgu 3 persona të rrezikshëm të krimit organizuar.
Advertisements
Në Shqipëri, tha Karamuço në rtsh, prej vitesh nuk kemi pasur probleme me pa ndëshkueshmërinë, por me daljen para kohe nga burg i personave të rrezikshëm.
“Prej vitesh ne kemi pasur probleme jo me pa ndeshkushmëri por me daljen para kohe nga burgu të eksponentëve shumë të rrezikshëm të krimit të organizuar.
Advertisements
Dhe në dy vitet e ardhshme do të shikoni që do dalin dhe tre persona të tjerë, që nuk e mendonim që do dilnin nga burgu.”
I menjëhershëm ishte ndërhyrja e zëvendësministrit të Brendshëm, Julian Hodaj i cili i kërkoi Karamuço-s që të flas me emra konkretë.
Eksperti nuk i tregojë emrat, por sipas tij, “do të dalin me justifikimin e rishqyrtimit të dosjes, shkurtimi i dënimit dhe ka shumë arsye sepse i kanë rregulluar letrat”.
“Edhe gjykata nuk ka çfarë të bëjë në këto kushte sepse e tillë është trajtuar për të mos pasur burgim të përjetshëm”, përfundoi ai.