I gjithë territori nën reshjet e shiut/ Moti sot

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Advertisements

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veriperëndim me intensitet mesatar.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim-perëndim me intensitet deri mesatar.

Advertisements

Në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut

me shpejtesi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 13°C

në zonat e ulëta 8 deri 23°C

në zonat bregdetare 11 deri 21°C.

Artikulli paraprakSali Berisha zbulon bisedën me dhëndrin pas daljes së tij nga burgu
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, ja çfarë përfshihet