Humbi jetën në fushë gjatë ndeshjes Egnantia-Partizani/ Trupi i Dwamena drejt Rinasit, ja ku do të prehet 28-vjeçari

Ditën e sotme nuk do të ketë homazhe për futbollistin e Egnatias, Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në fushën e lojës në Rrogozhinë.

Advertisements

Sipas burimeve bëhet me dije se trupi i tij nga morgu i Tiranës do të shkojë në Rinas, që më tej të prehet në vendlindje, në Ganë.

Po ashtu bëhet me dije se një ceremoni nderimi mund të bëhet nga klubi i Egnatias në një ditë ende të pacaktuar.

Advertisements

Kujtojmë se 28-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke luajtur dhe dyshohet se ai kishte pasur probleme të hershme me zemrën.

Sipas disa burimeve, Dwamena besohet se përdore një defibrilator, një pajisje që përmirëson rrahjet e zemrës, në momentin që ky organ shfaq probleme.

Artikulli paraprakGjendet e pajetë një grua në plazhin e Durrësit, kufoma pikaset nga kalimtarët e rastit
Artikulli tjetërShqipëria po e pret “krahëhapur”, Italia nis letrat! Kush do ta “rrëmbejë” “mbretin” e kokainës?