Habit Ylli Manjani: Metën ta fusin brenda në burg nëse…

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, foli në lidhje me thirrjen e Ilir Metës në SPAK, për çështjen CEZ-DIA.

Advertisements

Në një intervistë për emisionin “Now” ai theksoi se nëse Meta është i përfshirë në këtë çështje ta fusin në burg.

Mes tjerash nënvizoi se drejtësia po përdoret për gjykime politike.

Advertisements

“Nuk i dimë detajet për Metën që u thirr në SPAK. Unë e kuptoj që në Shqipëri ka politikanë ku përfshihet Berisha, Meta, Edi Rama gjithashtu që publikisht kanë nevojë që të gjykohen.

Ky gjykim nuk ka ardhur në mënyrën e duhur nga mjetet politike, dhe është orientuar gjithë opinioni publik që këtë gjykim që se kanë bërë mjetet politike, po kërkojnë të ja bëjnë gjykatës. Drejtësia po përdoret për gjykime politike. Nëse Meta është përgjegjës për CEZ-DIA, ok në rregull, ta fusin në burg ta lënë të lirë. Me një episod nuk mund të krijosh një ngjarje kaq të madhe”-tha ai.

Artikulli paraprakDoni të bëheni milioner? Ndiqni këto rregulla
Artikulli tjetërArian Çani ka një propozim për Berishën: Sali Berisha duhet të bëhet si Albin Kurti