“E paprecedentë”/ Artan Hoxha zbërthen marrëveshjen e emigrantëve me Italinë: Në protokoll përmendet edhe futja e ushtrisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama nënshkroi ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje ka shkaktuar reagime të ndryshme.

Advertisements

Gazetari Artan Hoxha në studion e “Të Paekspozuarit”, veçoi faktin se në marrëveshjen protokollare përmendet edhe futja e ushtrisë shqiptare, gjë që është e paprecedent

Kjo është manovër e Ramës për ti dhënë një argument Melonit meqë ajo ka zgjedhje por kjo marrëveshje do të bllokohet në Itali.

Advertisements

Aty më protokoll është fiksuar që qeveria shqiptare do të organizohet herë pas here me ushtrinë shqiptare. Pra, të fusin edhe ushtrinë që të merret me klandestinët që as duan të vijnë këtu. Përfshirja e ushtrisë shqiptare meqë jemi vend anëtar i NATO-s, ndaj civilëve, është e paprecedent.

Artikulli paraprakBlogerja bën tatuazh emrin e të dashurit në ballë: E di që është pak çmenduri
Artikulli tjetër“Na preku zemrat”! Vdes futbollisti 14-vjeçar: Ëndrrat u prenë në mes…