Do vriteshin dy vëllezër, si i spiunoi oficerja e policisë?

Dy nga personat e arrestuar nga operacioni që nisi mbrëmjen e djeshme janë Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi. Paraprakisht dyshohet se kanë bashkëpunuar dhe planifikuar për të vrarë dy vëllezër që jetojnë në Britani të Madhe. Në këtë dosje akuzohet edhe shefi i krimeve të komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni.

Advertisements

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit e cila po ashtu është arrestuar në kuadër të këtij operacioni, gjatë kohës që punonte në Interpol dyshohet se u ka dhënë informacion nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani. Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakMustafi, Gërmizi dhe Shefi i Krimeve tentuan të vrisnin 2 vëllezër që jetonin në Britani, oficerja e Interpol u jepte informacione
Artikulli tjetërAkuza për grup kriminal, pranga Erzen Breçanit dhe zyrtarëve të policisë, kush janë 5 personat në kërkim. Hasmëria me Ervis Martinajn