“Do flas herë tjetër”, Beqaj del nga GJKKO

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj ka përfunduar.

Advertisements

Për gazetarët jashtë GJKKO-së Beqaj tha vetëm: “Do flas një herë tjetër.”

Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre për lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontratë koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Advertisements

Ish-ministri i Shëndetësisë do të hetohet për “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” në procedurat e koncesionit nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” dhe “ndalim të udhëtimit jashtë”.

Artikulli paraprak4 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në hotel
Artikulli tjetërËndrra zgjati vetëm 1 ditë, Mira Murati largohet nga drejtimi i “Chat GTP”