A rrezikohet Shqipëria nga tërmeti në nëntor? Sizmiologu i njohur zbardh detajet: Jemi shumë pranë…

Sizmologu Damiano Koxhaj ishte këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku ka folur rreth tërmeteve. Shkak për këtë temë ishin tërmetet e rënë në Islandë, të cilët edhe pse pa pasoja ishin të shumtë.

Advertisements

I pyetur nëse rrezikohet Shqipëria nga kjo lëvizje e pllakave tektonike, Koxhaj tha se kjo është e vështirë të parashikohet, por Shqipëria është kontaktit të pllakave tektonike.

“Ne jemi afër një kontakti të pllakave i cili është në afërsi të Kretës, në pjesën jugperëndimore të Greqisë, nuk jemi afër kontaktit të madh të pllakave tektonikë. Ky kontakt edhe pse është larg nesh ka impaktin e vetë në gjeologjinë apo tektonikën e thyerjeve të vogla që ne kemi në Shqipëri.

Advertisements

Për të thënë se cila do të jetë e ardhmja është e vështirë ta thuash, por aktiviteti sizmik që prej 26 shtatorit ka qenë një aktivitet normal në sensin që nuk është se është vërejtur diçka e shtuar që mund të krijojë një lloj alarmi”,-tha Damiano Koxhaj.

Artikulli paraprakE veshur kuq e zi, kush është 21-vjeçarja shqiptare që mahniti publikun në Miss Grand International
Artikulli tjetër“Thuaju prindërve të mi se i dua”, mesazhi i fundit dramatik i 21-vjeçarit para rrëzimit të avionit