Vajza në Vlorë humb kontrollin e makinës, përplas 6 makina të parkuara

Një aksident është shënuar ditën e sotme në Vlorë, ku një 23 -vjeçare ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur 6 automjete të parkuara. Mësohet se e reja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Policia informon se ‘rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Advertisements

Artikulli paraprakDetaje të rënda/ Vdiq pasi e zuri poshtë ashensori, 58-vjeçari punonte në të zezë
Artikulli tjetërIdentifikohen dy tifozët që mbanin banerin ‘Kosova është Shqipëri’, klubi i ndëshkon rëndë