Shifrat në Euro/ Sa fiton kombëtarja, trajneri dhe lojtarët nga kualifikimi?

Kombëtarja shqiptare e futbollit është shumë pranë kualifikimit në Euro2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Vetëm një pikë na ndan nga përsëritja e historisë.

Advertisements

Përpara janë edhe dy ndeshje me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Dhe sigurisht që suksesi nuk mund të mos shpërblehet. FSHF ka bërë gati premion.

FSHF pritet të akordojë një premio prej 4,5 milionë euro për këtë kualifikim. 3,5 milionë euro do të shpërndahen për lojtarët dhe 1 milion euro për Sylvinho-n dhe stafin e tij.

Advertisements

Jo vetëm lojtarët dhe stafi, edhe FSHF do të përfitojë një shumë të majme për kualifikimin në “Euro2024”, pasi UEFA shpërblen çdo ekip pjesëmarrës në këtë fazë me afro 9,25 milionë euro.

Artikulli paraprakArrestohen 2 gra në Tiranë, rrëmbyen dhe kërcënuan një tjetër grua
Artikulli tjetër“Nuk pipëtin as miza”! Lista me rrugët që do të bllokohen në Tiranë