“Rojet në Itali rrinë me armë në dorë”, Karamuço bën paralajmërimin ‘bombë’: Ja me çfarë duhet të pajiset makina e Dumanit para se të kemi viktima

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço në një studio televizive foli në lidhje me kërcënimet e prokurorëve nga banda e Laert Haxhiut.

Advertisements

Karamuço theksoi se protokollet e sigurisë që mbrojnë njerëzit e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duhet të ndryshojnë përpara se të kemi viktima.

Ai nënvizoi se duhet të marrim shembull rastin e Italisë, ku pas ngjarjeve të viteve ‘80-’90, niveli i sigurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve është në nivele tepër të larta.

Advertisements

Karamuço tha se makinat e njerëzve të lartë të drejtësisë duhet të jenë të pajisura me antena që bllokojnë shpërthimet në distancë. Gjë të cilën kreu i SPAK nuk e e ka sipas tij.

“Nëse një ngajrje e rëndë ndodh me viktima prokurorë dhe gjyqtarë, do të bëhet një analizë shumë e madhe më pas cilat ishin detyrat që u morën me sigurimin fizik të personit.

Ajo që ka ndodhur në Itali është që janë revolucionarizuar të gjitha protokollet e sigurisë që janë ndërmarrë më përpara.

“Në vitet ’80 në Itali, protokollet kanë qenë të njëjtat gjëra që janë sot në Shqipëri, një makinë, dy makina, një roje. Sot që flasim me sa kam parë unë rojet e disa prokurorëve të Antimafias i mbajnë armët gati, nuk i mbajnë në brez. Kur e fusin në makinë të blinduar, i mbajnë armët në dorë. Edhe intinerarin nuk e dinë, sepse nuk e kanë të njëjtë dhe kur e çojnë në shtëpi. Antenat që ndodhen në makinë bllokojnë në një sipërfaqe 1 km/2 që të mos ketë detenoim në distancë. I kemi këtoi ne? Jo, nuk I kemi. Kemi çështje shumë sensitive që SPAK ka, me njerëz me një mbështetje të sofistikuar kriminale. Ne kemi drejtuesin e SPAK me një makinë të blinduar por nuk ka një antenë që ndalon shpërthin në distancë të eksplozivit”, tha Karamuço.

Artikulli paraprak“Të verifikohet deklarata e bashkëpunëtorit të drejtësisë”, avokati i njohur ‘zbërthen’ kërcënimet ndaj prokurorëve: Nga frika kanë marrë vendime pro grupeve kriminale
Artikulli tjetërHoroskopi ditor për nesër, e dielë 8 tetor 2023