Nuk janë fishekzjarre! Hamazi lëshon 150 raketa nga Gaza drejt Tel Avivit. Situatë dramatike në qytete (Video)

Hakmerret sërish Hamaz. Një “breshëri” sulmesh me 150 raketa ndodhi të shtunën mbrëma nga Gaza në Tel Aviv.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamasi, ndërsa është shprehur se ishte një kundërpërgjigje ndaj raketës që shkatërroi më herët një kullë 11-katëshe në Rripin e Gazës. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë zhvillimet e tmerrshme mes Izraelit dhe Hamasit.

Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

Advertisements

Artikulli paraprakDëmi 234 milionë lekë/ BIRN: Dënohen me nga 1.6 vite burg ish-kryebashkiaku PS dhe ish-zyrtari që lejuan ndërtimin e rrugës pa leje në fondin pyjor! Jepet vendimi edhe për biznesmenin në arrati
Artikulli tjetër“Të verifikohet deklarata e bashkëpunëtorit të drejtësisë”, avokati i njohur ‘zbërthen’ kërcënimet ndaj prokurorëve: Nga frika kanë marrë vendime pro grupeve kriminale