“Këngën që ndez stadiumin e shkrova unë”/ Flet autori i “Mora fjalë”: Si ra në duart e Shkurte Fejzës

Kënga e tij elektrizoi stadiumin “Air Albania” në ndeshjen magjike kunder Çekisë, kompozitori Naim Gjoshi që shkroi “Mora Fjalë” dedikuar Adem Jasharin, rrëfen për “Shqipëria Live” si lindi ideja dhe emocionet që përjeton sa herë e dëgjon këngën tashme të kthyer në himnin e çdo ndeshje.

Advertisements

“Unë e bëra dhe ia dërgova këngëtarit atje në Drenicë, ai e realizoi këngën dhe pas 1 viti ka ndodhur që unë nuk kam qenë prezent, e kënga ka rënë në duart e Shkurte Fejzës. Ka gjetur një producent ajo, dhe i kanë shkuar këngëtarit, kanë folur me të dhe ai i ka dhënë të drejtën Shkurte Fejzës për të kënduar këngën. Unë si autor nuk e dija fare këtë, dhe pas nja një viti kam qenë i ulur me këtë këngëtarin, dhe dëgjoj këngën e Shkurte Fejzës që unë e kam shkruar e që kënga origjinale e ka emrin “Çohu Adem”. Kështu e kam titulluar, pastaj Shkurta ia ka vënë “Mora fjalë”,” tregoi Gjoshi.

“Shkurta e hodhi në treg këngën e unë nuk dija gjë. Nuk është bërë asnjë ndryshim nga kënga, as në tekst, as në melodi. Dhe kur dëgjoj këtë këngën, i them këngëtarit po kjo ku e mori këtë këngë. Ai më tha ia kam dhënë vetë.

Advertisements

E pyeta po si ja dhe pa më pyetur.Megjithatë ai bëri shumë mirë që ia dha asaj këngën. Sepse Shkurta e ka ngritur në piedestal këngën. Jam i bindur se nëse kënga do të kishte mbetur vetëm te ai këngëtar për të cilin e shkruajta, nuk do kishte arritur deri këtu. Është meritë e Shkurtës.Në Youtube e këngëtojnë mbi 50 këngëtarë të ndryshëm, e kanë miliona klikime. Unë jam autori e emri im nuk është askund aty. Kjo ka ndodhur, por edhe mirë nuk më vjen se është humbur e drejta e autorit,” tha Gjoshi.

Artikulli paraprak“Nikolla është rrahur me grushta, e ka fytyrën zi”, fqinja rrëfen momentet e tmerrit gjatë grabitjes së familjes Buja në Lezhë
Artikulli tjetërSesioni i dytë i samitit të Berlinit, presidenti i KE jep lajmin e shumëpritur: Shqipëria është një dritare për të ardhmen europiane të BE